17.11.2022.

Kapacitetet dixhitale të Shkollës shqiptare të Magjistraturës dhe Akademisë maqedonase për Gjyqtarë dhe Prokurorë mbështeten me e-biblioteka të përmirësuara

Projekti i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe i Këshillit të Evropës “Institutet e Trajnimit Gjyqësor për Cilësi dhe Qëndrueshmëri” ka mbështetur Shkollën shqiptare të Magjistraturës dhe Akademinë maqedonase të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë në zhvillimin dhe zbatimin e bibliotekës elektronike të aksesueshme përmes faqes së internetit të përfituesve. Institucioneve të trajnimit gjyqësor iu dha mundësia të zhvillojnë një ndërfaqe për përdoruesit të përgjegjshme dhe konsistente që mundëson akses të lehtë në informacion dhe në shërbimet elektronike të publikuara në të.

Bibliotekat elektronike të përmirësuara lejojnë qasje në distancë në materialet elektronike të trajnimit dhe në literaturë të kategorizuara sipas parametrave të ndryshëm. Kjo lehtëson qasjen në koleksione informacionesh dhe në të dhëna dhe i lejon përdoruesit të kryejnë kërkime të sofistikuara për një sërë pyetjesh.