UNDP dhe GIZ lansojnë Programin për Zhvillimin të Aftësive Digjitale

Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Kosovë, në bashkëpunim me Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH lanson thirrjen për punëkërkuesit e rinj, për aplikim për Programin për Zhvillimin e Aftësive Digjitale.

Programi do të mbështesë 110 punëkërkues të rinj - në zhvillimin e aftësive digjitale, nëpërmjet organizimit të trajnimeve (bootcamps) në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe
Komunikimit (TIK). Të reja e të rinj të cilët aspirojnë të zgjerojnë njohuritë e tyre digjitale, do të pajisen me aftësi programimi, të gatshme për punësim në sektorin e TIK-ut. Programi bazohet në
modelin Ready-to-Work (Gati për Punësim) dhe do të ofrojë trajnim praktik në programim, rrjete, dizajn dhe marketing digjital.
Si pjesë e programit të trajnimit dhe përmes një procesi konkurrues, 50 nga 110 përfituesit e Programit për Zhvillim të Shkathtësive Digjitale do të vendosen në kompanitë e TIK-ut për 6 muaj,
përmes skemës për punë praktike.
Programi do të ketë në konsideratë të veçantë gratë, personat nga komunitetet jo-shumicë dhe
personat me aftësi të kufizuara.
Thirrja për aplikim për Programin e Zhvillimit të Shkathtësive Digjitale është i hapur deri më 08 Prill 2022. Informata më të detajuara dhe Forma e Aplikacionit mund të gjendet këtu.
Projekti mbështet të rinjtë të cilët kërkojnë të aftësohen dhe të rikualifikohen nga kurse praktike, përmes qendrave lokale të certifikimit nga TIK-u.
UNDP mbetet e përkushtuar në rritjen e mbështetjes për të rinjtë në Kosovë dhe e sheh zhvillimin e aftësive digjitale si një pikë kyçe hyrëse për karrierat “të së ardhmes” dhe inkurajon të gjithë të
rinjtë e të cilët janë të interesuar që të aplikojnë për Programin.
Programi për Zhvillim të Shkathtësive Digjitale implemenohet si pjesë e Projektit për Programet Aktive të Tregut të Punës 3 (PATP3) të UNDP-së, me mbështetje nga bashkëpunimi me GIZ.