19.09.2023.

Transformimi i arsimit në Shqipëri: Mijëra fëmijë fillojnë vitin e ri shkollor në ambiente moderne

Ne jemi krenarë që përmes një prej programeve tona kryesorë, EU4Schools, më shumë se 11 mijë nxënës dhe 748 mësues fillojnë këtë vit në ambiente të reja.

44 shkolla kanë përfunduar tashmë dhe 16 janë aktualisht në ndërtim.

Këto shkolla dhe kopshte moderne janë më të forta, më të sigurta dhe më të aksesueshme, të ndërtuara së bashku me komunitetin lokal.

“Krenar që jam kthyer në Shqipëri dhe shoh rezultatet e mahnitshme që kemi arritur me partnerin tonë zbatues UNDP në Shqipëri. Përgjigja e shpejtë dhe efektive e BE-së ndaj procesit të rimëkëmbjes pas tërmetit në sektorin e arsimit në #Shqipëri është tashmë një realitet për popullin shqiptar,” tha I Ngarkuari me Punë, Ambasadori Luigi Soreca.

Informacion plotësues:

“BE për Shkollat” është një program i cili financohet nga Bashkimi Evropian në përgjigje të procesit të rimëkëmbjes pas tërmetit të 26 nëntorit 2019. Ai synon të ofrojë mbështetje për qytetarët shqiptarë në njëmbëdhjetë bashki të prekura, përkatësisht: në Krujë, Durrës, Kurbin, Kamëz, Kavajë, Tiranë, Mirditë, Lezhë, Rrogozhinë, Shijak, Vorë, me fokus në fushën e arsimit.
Programi do të ofrojë ndihmë të shpejtë për të ndihmuar në rikthimin e shërbimeve arsimore në bashkësitë lokale në mënyrë që të sigurohet që nxënësit të humbasin ditët minimale të shkollës dhe mësimit, dhe të mundësojë normalizimin gradual të jetës së popullsisë së prekur në ato bashki, me arsimin që është përparësia kryesore.