26.08.2023.

IFC-ja Ofron Financim për Përshtatje Klimatike në Mbështetje të Parkut të Parë të Madh Fotovoltaik Diellor në Shqipëri.

Për të ndihmuar Shqipërinë të përmirësojë qëndrueshmërinë e saj klimatike, të diversifikojë burimet energjitike dhe të rrisë burimet e pastra dhe të përballueshme të energjisë, IFC-ja po ofron një paketë financimi prej 41 milion euro për Karavasta Solar sh.p.k. duke mbështetur kështu parkun më të madh fotovoltaik diellor në vend.

Financimi i IFC-së përfshin një hua të tipit A deri në 29 milionë euro dhe një hua të tipit B1 deri në 12 milionë euro, e cila është pjesë e një pakete më të gjerë financimi që përfshin një kredi deri në 58 milionë euro nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Banka Intesa Sanpaolo. Voltalia - një zhvillues dhe ofrues shërbimesh në fushën e energjisë së rinovueshme në shkallë globale - ka themeluar Karavasta Solar sh.p.k., një shoqeri e krijuar për zhvillimin, ndërtimin dhe funksionimin e Parkut të Parë Fotovoltaik diellor (PFV) në shkallë të gjerë në Shqipëri.

Shqipëria mbështetet pothuajse tërësisht në burime hidrike për prodhimin e energjisë, i cili është sezonal dhe i pamjaftueshëm për të përmbushur kërkesën në rritje të vendit për energji. Si rezultat, vendi është shumë i varur nga importet e energjisë shumë të kushtueshme dhe me burime me bazë fosile. Gjithashtu, ndërprerjet e tregut rajonal të energjisë në Evropë dhe çmimet e larta të energjisë në nivel global rrisin nevojën e Shqipërisë për të zhvilluar më tej burimet e saj të energjisë së rinovueshme.

Ndryshimet klimatike po ndikojnë negativisht në prodhimin e energjisë nga hidrocentralet për shkak të uljes së reshjeve vjetore e cila pritet të vazhdojë më tej. Kërkesa vjetore për energji në Shqipëri pritet të rritet me 77