10.09.2023.

HAP DYERT QENDRA E RE RINORE MULTIFUNKSIONALE NË LUSHNJE

Pritje mbreslënëse nga të rinjtë e Bashkisë së Lushnjes, që tashmë kanë në dispozicion për veprimtaritë kulturore dhe artistike një Qendër të re Rinore Multifunksionale.

Ceremonia e përurimit u ndoq nga Kryetarja e Bashkisë Lushnje, Znj. Eriselda SEFA; Përfaqësuesja e Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Znj. Marie AUGOUY dhe Drejtori i projektit “BE për Bashkitë”, Z. Elton STAFA dhe Znj. Adelina FARRICI, Drejtoreshë Ekzekutive e Shoqatës për Autonominë Vendore.

Të rinjtë e Lushnjes organizuan me këtë rast një debat me temë “Qyteti im në familjen e BE-së”, një ekspozitë pikture dhe riciklimi për promovimin e vlerave të BE-së.

Mbi 230 të rinj janë përfituesit kryesorë të kësaj qendre, që ofron mbi gjashtë shërbime publike.

Bashkia e Lushnjes është një prej 19 bashkive shqiptare, përfituese të granteve të Bashkimit Evropian përmes “BE për Bashkitë”, me anë të projektit “Çliro potencialin e të rinjve të Lushnjes”, me qëllim kryesor përmirësimin e shërbimeve bashkiake në mbështetje dhe për të fuqizuar rininë e kësaj bashkie.