02.12.2022.

Bizneset kosovare duke korrur përfitimet e energjisë së gjelbër me ndihmën e BE-së

Dielli është burimi kryesor i energjisë që gjendet në planetin Tokë, ndërsa vlerësohet se Kosova ka 240 ditë ditë me diell në vit. Për të shfrytëzuar këtë potencial të jashtëzakonshëm dhe për të kaluar në burime të pastra të energjisë, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Kosovë, me ndihmën e BE-së, tashmë kanë filluar të investojnë në burimet e ripërtëritshme të energjisë dhe të vjelin dobitë e tyre.

Forma SHPK është ndërmarrje e mesme e themeluar në vitin 2013 në fshatin Bresalc të komunës së Gjilanit. Ata prodhojnë produkte plastike të përdorura kryesisht në industrinë e trenave dhe tramvajeve, si dhe i eksportojnë të gjitha në Gjermani. Për të ulur shpenzimet e tyre të energjisë dhe për të kontribuar në mbrojtjen e mjedisit, këtë vit kompania ka investuar në panele diellore me kredi të financuar nga Programi i BERZH-it për Mbështetjen e Konkurrueshmërisë së NVM-ve në Kosovë. Në kuadër të këtij programi, Forma SHPK përfitoi po ashtu ndihmë teknike falas nga një ekip konsulentësh ndërkombëtarë dhe një grant për kthimin e parave, financuar nga BE.

Më tej, ai inkurajon bizneset në Kosovë që të fokusohen në burimet e pastra të energjisë. “E vetmja keqardhje që kam është fakti se nuk kam ditur më parë për benefitet e mëdha të energjisë së ripërtërishme. Edhe pse panelet aktuale plotësojnë kërkesat e mia për energji, po të kisha mundësi do të instaloja edhe 100 panele diellore të tjera. Të kalosh në të gjelbër të bën të ndihesh mirë si sipërmarrës, pasi përveçse ul kostot e energjisë, në nivel personal të jep kënaqësi të dish se po i bën një nder planetit duke e mbrojtur. – përfundon Rexhi.    

Silca Group, është një tjetër ndërmarrje që po përfiton nga burimet e ripërtërishme të energjisë. Me vendndodhje në fshatin Mirosale të komunës së Ferizajt, produkti kryesor i tyre është prodhimi dhe shitja e ujit të ambalazhuar në Kosovë dhe në rajon. Këtë vit, me ndihmën e BE-së, ata kanë instaluar 200 kWp në panele diellore.

Dardan Sadriu, drejtor i përgjithshëm i kompanisë thotë se investimi në energji të pastër është investim për të ardhme të shëndetshme dhe të qëndrueshme. “Duke pasur parasysh faktin se Kosova ka mjaft diell gjatë vitit, kemi vendosur të investojmë në energjinë diellore. Në këtë mënyrë na ndihmon të ulim shpenzimet tona në afat të gjatë dhe të kontribuojmë për një mjedis më të shëndetshëm” – thotë Sadriu. Për momentin, ai vlerëson se 15-20 për qind e energjisë së konsumuar nga kompania që ai drejton prodhohet nga energjia diellore. 

Bashkimi Evropian në Kosovë do të vazhdojë të mbështesë dhe financojë bizneset kosovare në fazën e tranzicionit nga burimet e paqëndrueshme dhe të dëmshme të energjisë në të pastra dhe të qëndrueshme, si energjia e prodhuar nga dielli, era, biomasa, uji etj.