05.11.2022.

BE së bashku me UNDP dhe partnerët shënuan përfundimin e ndërhyrjeve në Sahat Kullë  

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë së bashku me UNDP në Kosovë dhe Komunën e Prishtinës mbajtën një ngjarje për të shënuar përfundimin e ndërhyrjeve fizike në Sahat Kullë në Prishtinë – monument i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore në kryeqytet.  
 
Ndërhyrja për ringjalljen e Sahat Kullës është një përpjekje bashkëfinancuese e Shërbimit për Instrumentet e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian (FPI), Komunës së Prishtinës dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) si pjesë e projektit "Trashëgimia Kulturore si Shtytëse e Dialogut Ndërkomunitar dhe Kohezionit Social".  
 
Ndërhyrja fizike në Sahat Kullë përfshiu riparime të mekanizmit të orës, shkallëve të brendshme, trajtim të mureve dhe gurëve, vendosje të sistemit të ndriçimit, etj.  
 
Sahat Kulla është ndërtuar në shekullin e 19-të dhe është një nga monumentet më të shquara në zemër të qytetit dhe ka vlera të rëndësishme kulturore, historike dhe arkitekturore për Prishtinën.