12 start up-e shqiptare përzgjidhen në projektin e mbështetur nga BE
“Circular City Labs Tirana” mbështetet nga Bashkimi Evropian përmes projekteve “EU for Circular Economy & Livable Cities” dhe “EU 4 Innovation” nga Gjermania, përmes programit global “Circular City Lab” dhe Bashkia e Tiranës
12 start up-e dhe biznese novatore shqiptare janë përzgjedhur për Programin e Akselerimit të “Circular City Labs Tirana”, mbështetur nga Bashkimi Evropian.
Këto projekte do t’i hapin rrugën nismave të reja që do të kontribuojnë në ndërtimin e qyteteve të së ardhmes duke e shndërruar Tiranën në një qytet më të jetueshëm për të gjithë dhe më miqësor me mjedisin.
“Circular City Labs Tirana” mbështetet nga Bashkimi Evropian përmes projekteve “EU for Circular Economy & Livable Cities” dhe “EU 4 Innovation” nga Gjermania, përmes programit global “Circular City Lab” dhe Bashkia e Tiranës.
Nisma synon reduktimin e gazrave serrë përmes parandalimit të mbetjeve, promovimin e sistemeve të paketimit të ripërdorueshëm dhe fuqizimin e rolit të gruas në ekonominë qarkulluese.