27.02.2024.

Të rinjtë dhe fëmijët e Fushë-Arrëzit me qendër të re multifunksionale

Të rinjtë, fëmijët dhe i gjithë komuniteti i Fushë-Arrëzit mirëpriti dhe festoi përurimin e Qendrës së re Multifunksionale të qytetit. Me një qasje gjithëpërfshirëse, nga Qendrës Multifunksionale do të përfitojnë shërbime sociale edhe rreth 60 persona që i përkasin grupeve të margjinalizuara dhe vulnerabël.

Në një atmosferë te gëzueshme, shiriti i përurimit u pre nga Kryebashkiaku Hil Curri dhe Përfaqësuesja e Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Marie Augouy.

Së bashku me Drejtorin e Projektit “BE për Bashkitë”, Elton Stafa, Zv. Drejtoren e Projektit, Entela Pinguli, Zv. Kryetarin e Bashkisë Mikel Qafa u vizituan ambientet e reja të Qendrës dhe u zhvilluan biseda me të rinjtë që do ta frekuentojnë atë.

Më pas të pranishmit ndoqën një aktivitet artistik nga fëmijët, të realizuar me ndihmën e Organizatës Kreo.

Rikonstruksioni i Qendrës u realizua nga Bashkia Fushë-Arrëz në kuadër të projektit “Njësia për vlerësimin e nevojave dhe referimin e çështjeve (NECRU) shërbim për komunitetin”, financuar nga Bashkimi Evropian