12.09.2022.

Thirrje për trajnime falas në zhvillimin e aftësive dixhitale!

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) me mbështetjen financiare Gjermane nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, shpallin thirrjen e hapur për aplikime në kuadër të Programit të Aftësive Dixhitale (PAD).

Programi do të mbështesë punëkërkues të rinj në zhvillimin e aftësive dixhitale përmes trajnimeve intensive në fushën e TIK-ut. Të rinjtë dhe të rejat që synojne të zgjerojnë njohuritë e tyre dixhitale, do të pajisen me aftësi në fushat e programimit, dizajnimit dhe marketingut dixhital.

Fushat e trajnimeve: Aplikacione celulare (SWIFT, NodeJS, React), Zhvillim të WEB (JavaScript, HTML, CSS), Inxhinieri e të dhënave (SQL, Python, NoSQL, MongoDB, Redis), Rrjeta (CCNA), Marketing Dixhital (SEO, Social Media Marketing, Photoshop), Dizajn dixhital (ADOBE XD, Photoshop, 3D Animation,Video Editing Apps).