15.07.2022.

Sistemi i ri i Menaxhimit të Përmbarimit forcon sektorin e drejtësisë komerciale | Tregimet Tona

Çdo vonesë e vendimeve gjyqësore dhe inkasimit të borxheve u çrregullon veprimtarinë bizneseve dhe ndikon negativisht në financat dhe afarizmin e tyre. Ndërmarrjet varen nga ndarja e drejtësisë që institucionet gjyqësore dhe profesionistët ligjor duhet ta bëjnë në mënyrë të drejtë, transparente dhe efiçente.

Në prill, Ministria e Drejtësisë lançoi një aplikacion të automatizuar të Sistemit të Menaxhimit të Përmbarimit (EMS) të bazuar në ueb, i cili u zhvillua në partneritet me USAID-in. Sistemi i ri i Menaxhimit të Përmbarimit u krijua për të përmirësuar qasjen në informata mbi performancën e përmbaruesve privat -- mbledhësve të borxheve -- dhe për të thjeshtësuar zbatimin. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është e mendimit se sistemi i ri do të forcojë besimin e publikut në Kosovë. “Lançimi i Sistemit të Menaxhimit të Përmbarimit do të thotë…avancim i standardeve profesionale dhe rritje e sigurisë në të ushtruarit e këtij profesionit [si dhe] rritje e transparencës dhe mbrojtje e interesit publik.”

Deri më tani, sistemi përmbarimor i Kosovës kërkonte shumë pak nga përmbaruesit privat dhe nuk mundësonte gjenerimin e të dhënave të nevojshme për të imponuar llogaridhënien. Rrjedhimisht, Ministria e Drejtësisë dhe publiku i gjërë nuk kishin ndonjë mënyrë për të mësuar nëse përmbaruesit privat individual i përmbaheshin ligjit dhe kryenin punën e tyre me ndershmëri si dhe nëse sistemi në tërësi ishte efektiv dhe efiçent. Me rritjen e transparencës nga ana e sistemit të ri, qytetarët dhe bizneset do të mund të përcjellin përparimin e lëndëve të tyre dhe afatet kohore, përqindjen e vërtetë të inkasimit të borxheve dhe lëndët e prapambetura, nëse ka të tilla.

Krahas ndryshimit të rregullave të lojës nga aspekti i llogaridhënies, Sistemi i Menaxhimit të Përmbarimit gjithashtu thjeshton dhe standardizon punën e përmbaruesve privat. Përmbaruesi privat Isa Gacaferi është shembull i kësaj: “Sistemi i Menaxhimit të Përmbarimit ka sjellë efikasitet në komunikim me institucionet me të cilat ne bashkëpunojmë vazhdimisht… [duke mundësuar] informim në kohë reale.”

Sistemi i ri i menaxhimit të përmbarimit në Kosovë forcon sektorin e drejtësisë komerciale dhe ndihmon në krijiimin e një klime të shëndetshme afariste në vend.