Programi i BE-së përforcon modelet e punësimit në 19 bashki shqiptare
Fokusi i EU4LMI-së do të jetë nxitja e qasjeve të integruara për zhvillimin e qëndrueshmërisë së tregut të punës, duke bërë së bashku zhvillimin e aftësive, promovimin e punësimit dhe kujdesin social dhe angazhimin me të gjithë aktorët e tjerë rajonalë dhe lokalë të tregut të punës.
Bashkimi Evropian nisi në Shqipëri projektin e ri “BE për Përfshirjen në Tregun e Punës” EU4LMI – një projekt i financuar nga BE dhe i zbatuar nga PNUD në partneritet me Shërbimin Publik Suedez të Punësimit dhe Fondacionin Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara.
Palët prezantuan projektin dhe diskutuan se si ky projekt do të kontribuojë në përpjekjet e Shqipërisë për të krijuar një shoqëri më gjithëpërfshirëse.
“BE për Përfshirjen në Tregun e Punës” synon të përforcojë modelet gjithëpërfshirëse dhe aktive të punësimit dhe aftësive në 19 bashkitë e synuara të Prrenjasit, Gjirokastrës, Vorës, Mallakastrës, Cërrikut, Librazhdit, Shijakut, Kavajës, Kurbinit, Kukësit, Krujës, Pogradecit, Korçës, Kamzës, Vlorës, Shkodrës, Elbasanit, Durrësit dhe Tiranës, duke përshkallëzuar modelet e programeve aktive të tregut të punës dhe programeve të zhvillimit të aftësive.
Fokusi i EU4LMI-së do të jetë nxitja e qasjeve të integruara për zhvillimin e qëndrueshmërisë së tregut të punës, duke bërë së bashku zhvillimin e aftësive, promovimin e punësimit dhe kujdesin social dhe angazhimin me të gjithë aktorët e tjerë rajonalë dhe lokalë të tregut të punës.
Kjo përbën një përgjigje strategjike ndaj sfidave me të cilat përballen grupet të cënueshme, veçanërisht për përfituesit e ndihmës ekonomike, personat jo të përfshirë në arsim, punësim ose trajnim (NEET), personat me aftësi të kufizuara (PAK) dhe nënat e reja jo të përfshira në punësim.
Projekti është në përputhje me reformat e vazhdueshme të politikave ekonomike, të punësimit dhe të zhvillimit të aftësive të Shqipërisë si dhe me përpjekjet e vendit drejt integrimit në BE./ (17 qershor)
ATA është përgjegjëse për redaktimin e këtij publikimi.