26.01.2022.

Integrimi i ekonomisë qarkore në sektorin privat të Kosovës

Oda Ekonomike e Kosovës ka filluar zbatimin e projektit “Përfshirja e ekonomisë qarkore në sektorin privat të Kosovës”, që bashkë-financohet nga Bashkimi Evropian dhe Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim si pjesë e projektit “Shërbime të qëndrueshme komunale”, i cili zbatohet nga GIZ Kosova.

Kalimi nga modeli linear "merr-bëj-përdor-hudh" drejt një modeli qarkor ku gjithçka menaxhohet në qarqe të mbyllura është aspekt kyç për të siguruar zhvillim të qëndrueshëm në vend dhe për të menaxhuar burimet në mënyrë të përgjegjshme dhe efektive. Një faktor kyç për të iniciuar këtë ndryshim pozitiv është padyshim komuniteti i biznesit, i cili luan një rol kyç në integrimin e praktikave të ekonomisë qarkore, fillimisht në modelet e tyre të biznesit dhe më pas në të gjithë sektorët e ekonomisë. Në këtë drejtim, projekti i ri synon të integrojë ekonominë qarkore në sektorin privat të Kosovës duke përmirësuar kapacitetet e tyre, me fokus të veçantë në sektorin e riciklimit.

GIZ është i përkushtuar për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm në Kosovë. Ngritja e kapaciteteve të sektorit privat në mënyrë që ata të kenë rol aktiv dhe të udhëheqin tranzicionin drejt ekonomisë qarkore është shumë e rëndësishme.

Oda Ekonomike e Kosovës dhe sektori privat do të punojnë vazhdimisht për të krijuar një mjedis të favorshëm dhe për të përmirësuar modelet e biznesit, në mënyrë që kompanitë të jenë fitimprurëse duke qenë të qëndrueshme.