06.07.2022.

BERZH i jepë kredi prej 10 milion euro Raiffeisen Leasing në Kosovë për të përkrahur investimet e gjelbërta

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) ka konfirmuar se do të dhurojë kredi prej 10 milion eurosh për Raiffeisen Leasing në Kosovë për të mbështetur të njejtën në dhënien me qira (lizing) të makinave elektrike, paneleve solare dhe teknologjive inovative për ndërmarrësit dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Një pjesë e huasë (prej 3 milion eurosh) është dhuruar përmes programit të BERZH për përkrahje të konkurrueshmërisë të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, që ndihmon këto të fundit të financojnë aktivitete që kanë për synim arritjen e standardeve të BE-së, ka thënë BERZH në komunikatën për media, raporton SEE News.

NVM-të mund të përfitojnë gjithashtu nga asistenca teknike dhe granti për kthimin e 15% të shumë totale të kredisë, pas përfundimit të suksesshëm të investimit të tyre. Asistenca teknike dhe grantet do të financohen nga Bashkimi Evropian.

Pjesa tjetër e kredisë prej 7 milion eurosh do të përdoret për kreditimin e mëtutjeshëm të ndërmarrjeve në Kosovë, për të mbështetur ato në investimet në strategji ose produkte inovative.

Raiffeisen Leasing në Kosovë është në pronësi të plotë të bankës Raiffeisen në Kosovë, degë e Raiffeisen Bank International në Austri.