Bebbo app – Partneri juaj në Prindërim
I vetmi mjet që u nevojitet prindërve për të siguruar që fëmija të ketë një "fillim të mbarë për të gjithë jetën". Bebbo është një grup mjetesh që mbështet prindërit të kujdesen për zhvillimin e fëmijës së tyre që nga lindja e deri në kohën që ata fillojnë shkollën.
Prindërimi është një aftësi e fituar
Të gjithë prindërit dhe kujdestarët, veçanërisht në vitet e para, kanë nevojë për mbështetje dhe të kuptojnë që nuk janë vetëm në detyrat e tyre prindërore, për të përballuar stresin e të qënit prind dhe sfidat e rritjes së një fëmije, për të zgjidhur shqetësimet e tyre dhe për t'i ofruar fëmijës një fillim të mbarë në jetë.
Çdo familje mund të kalojë periudha krize. Ajo që bën ndryshimin në cilësinë e jetës së një familjeje është disponueshmëria e mbështetjes dhe burimeve të besueshme për këshilla.
Aplikacioni "Bebbo" është udhëzuesi i parë gjithëpërfshirës dhe interaktiv për prindërit, nga lindja deri në ditën e parë të shkollës, përmbajtjen e të cilit mund ta personalizoni sipas moshës së fëmijës suaj.
Pavarësisht nëse jeni nënë apo baba, mund të monitoroni zhvillimin e një ose më shumë fëmijëve çdo ditë, edhe kur nuk keni akses në internet. Të gjitha të dhënat e plotësuara në aplikacion, për të personalizuar përmbajtjen e ofruar ruhen ekskluzivisht në telefonin apo tabletin personal të përdoruesit.
Aplikacioni është zhvilluar nga zyra rajonale e UNICEF-it për Evropën dhe Azinë Qendrore dhe është përshtatur për Shqipërinë nga UNICEF Shqipëri dhe Instituti i Shëndetit Publik.
Aplikacioni është FALAS për tu shkarkuar dhe përdorur dhe ofrohet për përdoruesit e paisjeve Android dhe IOS, në Shqip dhe Anglisht dhe është mbështetur nga EU (DGNear), Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri.
Si funksionon aplikacioni?
Duke u mbështetur në kërkimet e zhvillimit të hershëm, aplikacioni "Bebbo" ofron një gamë të plotë këshillash dhe veçorish të dobishme, që mund t'ju ndihmojnë të merrni vendime në pak kohë dhe mënyrën më të mirë për të mbështetur zhvillimin e fëmijës suaj.
Çdo ditë, me aplikacionin "Bebbo", ju mund të monitoroni përparimin e fëmijës tuaj, të konsultoheni me këshilla të ekspertëve për të inkurajuar rritjen dhe zhvillimin e foshnjës dhe fëmijës tuaj të vogël, ushqyerjen me gji, regjimin ushqimor, imunizimin, lojrat, shëndetin dhe mirëqenien. Mund të ndiqni kalendarin e vaksinimeve dhe ekzaminimeve parandaluese pediatrike dhe të vendosni përkujtues.
Aplikacioni ofron gjithashtu sugjerime për lojëra të përbashkëta që do ta ndihmojnë fëmijën tuaj të arrijë momentet e pritshme zhvillimore për një moshë të caktuar dhe të rritet një fëmijë i shëndetshëm dhe i lumtur. Gjithashtua ‚“Bebbo“ Ju kujton të kujdeseni për veten dhe mirëqenien tuaj.
Funksionalitetet e Bebbo app:
Këshilla nga Ekspertët:
Çdo ditë, aplikacioni sugjeron një lojë ose një artikull nga biblioteka e pasur me këshilla që mbulon një gamë të gjerë temash për të gjitha moshat e fëmijëve përpara se të shkojnë në shkollë, të tilla si ushqyerja me gji, prezantimi i një diete pa qumësht ose mësimi i hershëm përmes lojës. Të gjitha këshillat mund të ruhen lehtësisht në kategorinë e të preferuarave dhe të ndahen me prindër të tjerë, miq ose profesionistë.
Të Luajmë Sëbashku:
Aplikacioni "Bebbo" ju ofron shumë ide se si të pasuroni ndërveprimin me fëmijën tuaj përmes lojërave që stimulojnë më shumë zhvillimin dhe të mësuarin. Në seksionin e lojërave, ju mund të zgjidhni lojëra që mbështesin zhvillimin e aftësive motorike dhe socio-emocionale, të folurit, komunikimin dhe aftësitë njohëse.
Zhvillimi i Fëmijës:
Ky mjet është i lehtë për t'u përdorur dhe ju ndihmon të monitoroni në mënyrë aktive përparimin e fëmijës tuaj dhe të arrini zhvillimin e pritur për një moshë të caktuar të fëmijës. Kjo do t'ju ndihmojë të identifikoni se cilat lojëra mund të përfshini në rutinat tuaja të përditshme familjare.
Vaksinimi:
Kjo veçori ju lejon të gjurmoni dhe regjistroni me lehtësi vaksinat që kryen fëmija juaj dhe të aktivizoni përkujtuesit për vaksinat e ardhshme sipas kalendarit kombëtar të imunizimit.
Kontrollet Shëndetësore:
Seksioni i kontrollit shëndetësor ju lejon të regjistroni informacione për vizitat e fëmijës tuaj tek mjeku, si dhe të aktivizoni përkujtuesit për kontrollet e ardhshme mjekësore.
Rritja e Fëmijës
Ky mjet ju lejon të plotësoni rregullisht gjatësinë dhe peshën e fëmijës tuaj për të monitoruar rritjen e fëmijës në grafikun e rritjes dhe për të marrë rekomandime se si të nxisni përparimin e fëmijës në një moshë të caktuar, pavarësisht nëse është një foshnjë e lindur përpara apo në kohën e duhur.