UNICEF SHPËRNDAU PAKO HIGJIENIKE NË SHKOLLA

Zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku Bërdyna ka vizituar shkollën fillore “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë, me ç’rast ka ndarë pako higjienike të financuara nga UNICEF.

Zv/ministrja Maloku Bërdyna u shpreh e kënaqur që pati rastin të njoftohet me stafin e shkollës dhe të bisedojë me ta për përgatitjet rreth fillimit të vitit të ri shkollor.

Maloku Bërdyna theksoi se për të filluar suksesshëm vitin shkollor, është me rëndësi vaksinimi i plotë në mënyrë që nxënësve të ju ofrohet ambient i sigurt si dhe respektimi i masave mbrojtëse, për çka edhe do të ndihmojë ky donacion nga UNICEF.

Larissa Bruun nga UNICEF pasi uroi mësimdhënësit dhe nxënësit për një vit të mbarë shkollor, tha se ky donacion është i rëndësishëm për shëndetin e nxënësve.