14.07.2021.

TAP do të ndërtojë Pikën e parë të daljes së gazit në Fier, Shqipëri

Tiranë, Shqipëri. Në 6 korrik 2021, Gazsjellesi Trans Adriatik (TAP AG), Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Albgaz Sh.a., nënshkruan një Marrëveshje Bashkëpunimi dhe Dorëzimi për Objektin e Seksionit Jugor në Fier. TAP do të projektojë, prokurojë dhe ndërtojë pikën e daljes së gazit në Fier, një investim shumë milionë Euro. Sipas marrëveshjes, pasi ndërtimi i pikës së daljes së gazit në Fier të ketë përfunduar, pika e daljes së gazit do t’i dorëzohet shtetit shqiptar dhe do të jetë në pronësi, menaxhim dhe operim të plotë të tij.
Ndërtimi i strukturës së re është një moment historik për gazifikimin e Shqipërisë, pasi do të mundësojë një pikë interkonjeksioni midis sistemit të transportit TAP dhe infrastrukturës së ardhshme të gazit në Shqipëri.

 

Pika e re e daljes së gazit në Fier do të ofrojë një pikë hyrëse strategjike, për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor, në rezervat e gazit në rajonin e Kaspikut. Ajo do të ndërtohet jashtë stacionit të kompresorit të TAP në Fier ,do të ketë kapacitet të zgjerueshëm dhe mundësinë e rrjedhës së gazit në dy drejtime. Pika e daljes se gazit që do të ndërtohet nga TAP, do të përfshijë gjithashtu struktura për uljen e presionit dhe për matjen fiskale të prurjes së gazit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e cilësoi nënshkrimin e marrëveshjes si një hap drejt synimit për ta kthyer Shqipërinë në një eksportues të energjisë. “Sot është një nga shumë stacionet e një rrugëtimi që vazhdon për ta kthyer Shqipërinë praktikisht në një eksportues neto të energjisë, dhe në të njëjtën kohë për ta bërë vendin tonë një hapësirë burimesh të ndryshme, të larmishme, të prodhimit të energjisë duke futur më në fund edhe një komponent tjetër në jetën ekonomike dhe sociale të vendit.”

Belinda Balluku, Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, e mirëpriti marrëveshjen si një moment historik në zhvillimin e ardhshëm të tregut të gazit dhe infrastrukturës energjetike të Shqipërisë, një prijoritet i mandatit të tretë të qeverisë Rama.

Belinda Balluku, Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, e mirëpriti marrëveshjen si një moment historik në zhvillimin e ardhshëm të tregut të gazit dhe infrastrukturës energjetike të Shqipërisë, një prijoritet i mandatit të tretë të qeverisë Rama.

Luca Schieppati, Drejtori i Përgjithshëm i TAP-it, u shpreh: Në përputhje me misionin dhe vizionin tonë, ne jemi të lumtur që TAP vazhdon të mundësojë diversifikimin dhe sigurinë e furnizimit me gaz, duke siguruar një mundësi reale për një burim të ri, të besueshëm, të energjisë, të përballueshëm dhe më të pastër në Shqipërinë dhe Evropën Juglindore në të ardhmen. Pika e daljes së gazit në Fier është një aset thelbësor, i cili do të lehtësojë udhën drejt tranzicionit energjitik të Shqipërisë.”

Malfor Nuri, Drejtor i TAP për Shqipërinë, shtoi se: Ky është një kontribut i rëndësishëm i TAP për Shqipërinë. Pika e daljes së gazit në Fier nuk do të shërbejë vetëm për zhvillimin e infrastrukturës energjetike në vend, por do të forcojë ndjeshëm rolin gjeostrategjik dhe tregtar të Shqipërisë në rajon.

Pika e daljes së gazit në Fier përforcon rolin e TAP në zonën e Ballkanit Perëndimor, jo vetëm si një Operator i besueshëm i Sistemit të Transmetimit (OST) por edhe si një partner aktiv në tranzicionin energjitik të Evropës.
Rreth Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP)

TAP do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigande e Shah Denizit në sektorin azerbajxhanas të detit Kaspik për në Evropë. Gazsjellësi, i gjatë afërsisht 878 km, lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) pranë kufirit turko-grek në Kipoi, përshkon Greqinë, Shqipërinë dhe detin Adriatik, përpara se të mbërrijë në brigjet e Italisë jugore.
TAP-i do të lehtësojë furnizimin me gaz të vendeve të Evropës Juglindore përmes interkonektorëve të shumtë. Në veçanti, Bullgaria do të jetë në gjendje të mbulojë deri në 33% të kërkesës së saj totale për gaz përmes gazsjellësit TAP, pas përfundimit të interkonektorit Greqi Bullgari (IGB). Pikat e daljes së TAP-it në Greqi dhe Shqipëri, bashkë me daljen në tokë në Itali, ofrojnë mundësi të mëtejshme për transportin e gazit nga Azerbajxhani drejt tregjeve më të mëdha evropiane.

Si një pjesë kyçe e Korridorit Jugor të Gazit, TAP-i është i rëndësishëm për Evropën, si nga pikëpamja strategjike, ashtu edhe ekonomike, si dhe thelbësor në ofrimin e aksesit të sigurtë në një burim të ri gazi natyror. TAP-i luan një rol të rëndësishëm në forcimin e sigurisë së sektorit energjetik në Evropë, diversifikimin e rezervave energjetike, si edhe objektivat e dekarbonizimit.

Aksionarët e TAP-it janë: BP (20%), SOCAR (20%), Snam (20%), Fluxys (19%), Enagás (16%) dhe Axpo (5%). Më shumë rreth TAP: www.tap-ag.com | www.twitter.com/tap_pipeline