11.09.2021.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe FAO bashkë në projektin e fuqizimit të grave në bujqësi

6 korrik 2021, Tiranë Shqipëri – Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe FAO nënshkruan në një ceremoni virtuale marrëveshjen për projektin e Barazisë Gjinore në zonat Rurale dhe Turizmit (GREAT) që kontribuon në fuqizimin e grave rurale në Shqipëri dhe forcon rolin dhe kontributin e saj në komunitet, në kontekstin e Agjendës 2030

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi, theksoi rëndësinë e projektit në forcimin e kapacitetit të grave rurale për të nisur dhe zhvilluar bizneset e tyre. “Projekti do të sigurojë trajnim për shërbimet këshilluese rurale, Qendrat e Transferimit të Teknologjisë Bujqësore, autoritetet vendore dhe shërbimet e lidhura me gjininë në lidhje me zinxhirin e vlerës dhe agroturizmin,” tha ministre Ekonomi. Gjatë fjalës së saj, ministrja tha se tre inkubatorë të produkteve tradicionale për gratë do të vendosen në produktet e zgjedhura vendore për të zhvilluar zinxhirët e vlerave agroturistike.

Ministrja Ekonomi vuri theksin tek Formimi i Grupit Lokal të Veprimit për Barazi Gjinore (LAG) si një tjetër përparësi e projektit, duke shtuar se së shpejti ky projekt ligj do paraqitet në parlamentin e ardhshëm.

“Projekti bazohet në praktikat më të mira të zbatuara në vendet e tjera dhe përpiqet t’i shtrijë ato në kontekstin shqiptar duke zbatuar qasje inovative që synojnë promovimin e bashkë-menaxhimit të fermave dhe rritjen e kapacitetit të shërbimeve këshilluese rurale në nivelin lokal për të siguruar barazinë gjinore, shërbime të përgjegjshme për turizmin rural, agrobiznesin dhe zhvillimin e zinxhirit të vlerës”, tha Përfaqësuesi i FAO në Shqipëri Raimund Jehle. FAO do të punojë ngushtë me autoritetet kombëtare për të hartuar dhe zbatuar një kornizë ligjore dhe politike të përgjegjshme ndaj gjinisë që do të kontribuojë në fuqizimin e qëndrueshëm ekonomik të grave rurale.

Buxheti i përgjithshëm i projektit GREAT është 1 milion e 350 mijë Euro dhe zbatohet nga UN Women, Cooperazioni Italian dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO), ku komponenti që zbatohet nga FAO është 678 mijë dollarë.

“FAO do të avokojë në ofrimin e shërbimeve rurale dhe në ofrimin e shërbimeve të reja. Ekzistojnë pengesa sociale, kulturore dhe tregtare për gratë që ndikojnë në zinxhirin e vlerës. Prandaj, puna do të përqendrohet” në promovimin e potencialit dhe vlerës së pashfrytëzuar për rolin e grave në bujqësi dhe përfitimet që mund t’i sjellë ekonomisë rurale përmes ndërgjegjësimit dhe fushatave të përkushtuara”, theksoi Jehle.

Projekti GREAT ka si qëllim asistencën e gratë rurale në ndërtimin e kapaciteteve, krijimin e biznesit, vetë-organizimin dhe regjistrimin si grupe lokale dhe përmirësimin e mundësive të tyre të financimit. Zinxhirët e vlerave të produkteve vendore dhe tradicionale me perspektivë fuqizimin e grave rurale do të shtojnë vlerë në produktin përfundimtar, të forcojnë punën bashkëpunuese të përmirësojnë aksesin në treg dhe të forcojnë rolin e grave rurale në bujqësi dhe zhvillim rural.

Projekti kontribuon në Kornizën Strategjike të FAO-s për uljen e varfërisë rurale, qasjen e barabartë në burimet produktive, shërbimet, organizatat dhe tregjet, qëndrueshmërinë, Kornizën e Programimit të Vendit, mbështetjen e politikave, zhvillimin e kapaciteteve dhe zhvillimin e njohurive përshpejtojnë barazinë gjinore dhe fuqizimin ekonomik të grave rurale në në përputhje me Nismën Rajonale 1.