ABI Bank dhe UNDP fillojnë një partneritet për të ndihmuar bizneset mikro dhe të vogla të rimëkëmben nga tërmeti

Tiranë 6 Korrik 2022: Banka Amerikane e Investimeve dhe Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, nënshkruan një marrëveshje financimi për të mbështetur pesëdhjetë (50) biznese mikro dhe të voglanë rimëkëmbjen nga pasojat e tërmetit. Abi Bank financon një shumë prej 100.000 USD në këtë angazhim.

Pesëdhjetë biznese mikro dhe të vogla në dy nga bashkitë më të prekura nga tërmeti, Durrësi dhe Lezha, do të mbështeten nëpërmjet metodologjisë "In Motion", e cila është aplikuar me sukses nga PNUD në vendet e prekura nga fatkeqësitë natyrore, duke përfshirë edhe Shqipërinë.  "In Motion" synon të stabilizojë kushtet ekonomike të bizneseve mikro dhe të vogla, të rivendosë dhe të përmirësojë veprimtaritë e tyre ekonomike në treg.

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Abi Bank, Andi Ballta nënvizon:“Mbështetja që shkon për 50 sipërmarrje të drejtuara nga gra, apo të tjera me ndjeshmëri të lartë për komunitetin, është në linjë me prioritetet tona të Përgjegjësisë Sociale, të tilla si: barazia gjinore dhe ajo sociale.Na krenon pa dyshim fakti që Fondi i Solidaritetit, është një kontribut i përbashkët i ABI Bank si institucion, i 87punonjësve, 98 klientëve dhe bashkëpunëtorëve tanë, me të cilëtndajmë të njëjtat prioritete e vlera dhe që vendosin të investohen në to, në të mirë të një shoqërie pjesë e të cilës jemi të gjithë.”

Përfaqësuesja e Përhershme e PNUD-it në Shqipëri, Monica Merino, thote: “Sektori privat është një partner strategjik për PNUD në arritjen e vizionit për të ndihmuar Shqipërinë të arrijë zhvillimin e qëndrueshëm dhe të jetë në gjendje të përballojë krizat.  Jam shumë e lumtur rreth këtij partneriteti me ABI Bank në përpjekjet për të ndërtuar më mirë sëbashku pas pasojave të tërmetit dhe COVID 19. Mbështetja nga ABI Bank do të ndihmojë në ringritjendhe forcimin e ekonomisë lokale në dy bashkitë që janë në fokus të këtij bashkëpunimi. Së bashku, ne do të promovojmë një rimëkëmbje të gjelbër.”

In Motion mbështet bizneset mikro dhe të vogla me një diagnostikim të situatës së tyre, forcim të kapaciteteve të tyre për të mirëmenaxhuar bizneset,përmirësim të imazhit tregtar dhe investim në pajisje. Tërmeti i vitit 2019 shkaktoi ndërprerje të tregut, dëme në biznese, humbje totale ose të pjesshme të mallrave, rënie të shitjeve dhe humbje të klientëve, në ato bashki që u prekën.

Sipas marrëveshjes së financimit, ABI Bank do të mbështesë rinovimin e pajisjeve dhe modernizimin e imazhittregtartë pesëdhjetë bizneseve mikro dhe të vogla. Kjo do të ndihmojë në modernizimin e shërbimit ndaj klientit dhe përmirësimin e shitjeve. PNUD do të ofrojë ndihmë teknike të personalizuar, duke nisur nga diagnoza deri në planet e përmirësimit të biznesit.

Ky partneritet përputhet me strategjinë e Përgjegjësisë Sociale të ABI Bank që synon të kontribuojë në jetën e komuniteteve dhe të ndikojë pozitivisht në shoqëri.