06.05.2022.

QEVERIA E SHBA-SË DEMONSTRON PARTNERITET ME KOSOVËN PËRMES NJOFTIMIT MBI 31.9 MILION DOLLARË AMERIKAN PËR FINANCIM ZHVILLIMOR

RISHTINË – Sot, Shtetet e Bashkuara njoftuan mbi ndihmën shtesë prej 31.9 milion dollarë amerikan për popullin e Kosovës. Kjo ndihmë financiare promovon zgjidhjet zhvillimore të udhëhequra nga Kosova për sfidat ekonomike dhe demokratike.

Kjo ndihmë, e siguruar nga Shtetet e Bashkuara dhe e ofruar përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), u zotua gjatë një ceremonie ku morrën pjesë Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani Sadriu, ambasadori i SHBA-së në Kosovë Jeffrey Hovenier dhe drejtoresha e misionit të USAID-it në Kosovë Zeinah Salahi.   

Nga viti 1999, USAID-i ka investuar mbi 1 miliard dollar amerikan në rindërtimin e Kosovës dhe zhvillimin e saj në emër të popullit amerikan. Me këtë zotim të ri të 31.9 milion dollarëve amerikan, Shtetet e Bashkuara dhe Kosova theksojnë përkushtimin e përbashkët ndaj vlerave që ndajnë dhe zhvillimit të Kosovës.   

                                                                                                                     # # # 

Puna e USAID-it përparon sigurinë kombëtare dhe prosperitetin ekonomik të SHBA-së, demonstron zemërgjërsinë amerikane dhe promovon rrugën drejt vetqëndrueshmërisë dhe rezistueshmërisë për përfituesin.