05.09.2021.

Projekti Çek i Bashkëpunimit për Tranzicion do të ndihmojë lehtësimin e përfshirjes së personave me aftësi të kufizuar në Kosovë

Më 2021, Projekti Çek i Bashkëpunimit për Tranzicion i quajtur "Lehtësimi i përfshirjes, përdorimi i talenteve dhe krijimi i një ndërgjegjësimi më të gjerë për punësimin e personave me aftësi të kufizuara" do të zbatohet në një platformë bashkëpunimi me Forumin Kosovar të Aftësisë së Kufizuar.

Punësimi dhe integrimi i personave me aftësi të kufizuar në tregun e hapur të punës është një nga sfidat kryesore për shoqërinë kosovare. Qëllimi i Projektit është të kuptojë se cilat janë politikat e punësimit për personat me aftësi të kufizuar në Kosovë, cilat janë sfidat dhe përparësitë e këtyre politikave dhe të përgatisë rekomandime se si të përmirësohet situata e personave me aftësi të kufizuar në tregun e punës. Zbatimi i projektit të përbashkët filloi në 29 Prill 2021, me nënshkrimin e Marrëveshjes ndërmjet Ambasadës së Republikës së  Çekisë dhe Forumit Kosova të Aftësisë së Kufizuar. Marrëveshja u nënshkrua nga udhëheqësi i Ambasadës së Çekisë, Z. Pavel Bílek dhe nga kryetari i Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar, Z. Bujar Kadriu.