Mbajtja e statistikave të besueshme gjyqësore si një mjet për matjen e performancës së gjykatave në Shqipëri

Projekti i përbashkët i Bashkimit Europian dhe Këshillit të Europës “Forcimi i Cilësisë dhe Efikasitetit të Drejtësisë në Shqipëri” (SEJ III), në bashkëpunim me Këshillin e Lartë Gjyqësor, ka nisur një seri trajnimesh me përfaqësues të gjykatave të shkalles se pare, administrative dhe të apelit mbi zbatimin e metodologjisë së re për mbledhjen e statistikave gjyqësore bazuar në udhëzimet e CEPEJ.

Takimet rajonale do t'u ofrojnë gjykatave mundësine për të kuptuar më mirë rolin e tyre në zbatimin e metodologjisë së re për përmirësimin e performancës së gjykatave dhe shërbimeve të drejtësisë që u ofrohen qytetarëve shqiptarë, në përputhje me standardet evropiane.

Në fjalën e hapjes, Drejtuesja e Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, znj. Jutta Gutzkow, theksoi rëndësinë e kuadrit të ri rregullator dhe rritjen e kapaciteteve të stafit të gjykatave, duke rikonfirmuar angazhimin e aksionit për të mbështetur institucionet e drejtësisë me mjete specifike dhe metodologjine e CEPEJ-it te adoptuar në kontekstin shqiptar për zhvillimin e një sistemi gjyqësor efikas.

Kryetarja e Komisionit të Etikës dhe Vlerësimit të Performancës në Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ) znj. Brikena Ukperaj, duke vlerësuar mbështetjen e aksionit, theksoi rëndësinë e zbatimit korrekt të metodologjisë së re dhe konsultimeve me stafin e gjykatës lidhur me vështirësitë e hasura dhe problematika që duhet trajtuar në këtë drejtim për përmirësimin e mbledhjes së statistikave në mënyrë uniforme.

Në seminar morën pjesë stafi i gjykatave në Shqipëri, kancelarët dhe personeli administrativ përgjegjës për mbledhjen e statistikave dhe mbajtjen e regjistrave manualë të gjykatave si dhe drejtori i organizimit gjyqesor dhe standardeve të dhe departamentit të TI-së në Këshillin e Lartë Gjyqësor, gje qe kontriboi per në një seancë interaktive dhe sqarime të rëndësishme për unifikimin e regjistrave gjyqësorë që është hapi i radhës i mbështetjes së Aksionit për të kompletuar metodologjinë e re për mbledhjen e të dhënave.

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të aksionit “Forcimi i Cilësisë dhe Efiçencës së Drejtësisë në Shqipëri” pjesë e programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Europës “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022”, i cili synon të ndihmojë përfituesit në përputhje me standardet e Këshillit të Evropës dhe acquis të Bashkimit Evropian në kuadër të procesit të zgjerimit.