BE-ja jep 500 mijë euro për restaurimin e Muzeut Etnografik në Krujë

Kanë nisur punimet për restaurimin e Muzeut Etnografik të Krujës nëpërmjet një fondi prej 500 mijë euro të mundësuar nga Bashkimi Evropian.

Nën moton “Restauro të Shkuarën, Ndërto të Ardhmen”, u publikua edhe thirrja e parë për grant propozime për zhvillimin ekonomik lokal.

Po ashtu, BE-ja do të jep 350 mijë euro për projekte të tilla.

Kryeministrit Edi Rama, në nisjen e punimeve, tha se janë duke punuar për të transformuar krizën e rëndë që u shkaktua nga tërmeti.

Rama ka ftuar të gjithë banorët në zona historike kudo në Shqipëri që të përfshihen në projektin për zhvillimin ekonomik lokal.

Fondi për 350 mijë euro është pjesë e një skeme grantesh prej 1.3 milionë euro që do t’u jepet subjekteve që operojnë në sektorin e kulturës dhe krijimit, gjatë viteve 2022-2024.

Muzeu Etnografik i Krujës pësoj dëmtime në tërmetin e 26 nëntorit te vitit 2019.

Dëmtime pati edhe në kullën kryesore të Kalasë së Krujës, e cila është po ashtu duke u restauruar. /Telegrafi/