18.07.2021.

Projekti për Siguri Ushqimore nis punën për dy Fushata Ndërgjegjësuese

Projekti për Siguri Ushqimore në bashkëpunim më Ministrinë e Bujqësisë dhe AKU nisi punën për dy fushata të rëndësishme sensibilizimi.

Fushata e parë ka në fokus informimin e konsumatorit që të lexojnë etiketat para se të blejnë ushqim. Tashmë Urdhri Nr. 434 ‘Për Etiketimin e Ushqimit dhe Informacionin e Konsumatorit’ është përafruar me Ligjin e Bashkimit Evropian për sigurimin e informacionit ushqimor për konsumatorët (Rregullorja e BE 1169/2011) dhe detaje të reja dhe të rëndësishme të tilla si informacioni për alergjenët duhet të paraqiten në etiketën në shqip.

Me sloganin kryesor “Mëso të lexosh ushqimit tend”, kjo fushatë do të shpërndahet në kanalet mediatike televizive, rrjetet sociale dhe rrjetet e supermarketeve përmes shfaqjes së posterave.

Fushata e dytë është e fokusuar në ngritjen e ndërgjegjësimit për rolin e Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, i sapo themeluar.

Me financimin e Bashkimit Evropian, Projekti “Mbështetje për sigurinë ushqimore, veterinarinë dhe standarteve të fitosanitetit” vihet në zbatim nga një grup i udhëhequr nga FSAI. Grupi zbatues përfshin gjithashtu Autoritetin e Ushqimit në Finlandë, Departamentin e Bujqësisë, Ushqimit dhe Marinës në Irlandë, dhe Creative Business Solutions (CBS) në Shqipëri.