03.06.2026.

Forcimi i Demokracisë Lokale përmes Partneriteteve 

Në kuadër të Programit Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor 3 (ReLOaD3), të financuar nga Bashkimi Evropian, sot u nënshkruan marrëveshjet financiare dhe të granteve për 21 projekte me komunat Gllogoc/Glogovac, Gjakovë/Đakovica, Istog/Istok, Malishevë/Mališevo dhe Vushtrri/Vučitrn si dhe me 21 OJQ, me vlerë totale prej 274,875 Euro. 

Këto projekte do të adresojnë prioritetet lokale në fushat si: 

  • Ofrimi i shërbimeve sociale për grupet e cenueshme 
  • Punësimi, përfshirja sociale dhe barazia gjinore 
  • Mbrojtja e mjedisit dhe zhvillimi i turizmit 
  • Promovimi i të drejtave të njeriut 
  • Mbrojtja e trashëgimisë kulturore 

Ky moment i rëndësishëm reflekton angazhimin e BE-së për forcimin e demokracisë pjesëmarrëse dhe avancimin e procesit të integrimit evropian në Ballkanin Perëndimor, duke fuqizuar shoqërinë civile dhe të rinjtë që të angazhohen aktivisht në vendimmarrje. 

Marrëveshjet e nënshkruara shënojnë fillimin e aktiviteteve në kuadër të thirrjes së parë publike për propozime projektesh nga OJQ-të, e lansuar në fillim të vitit 2026. Pas sesioneve të trajnimit dhe mentorimit për forcimin e kapaciteteve të OJQ-ve, u dorëzuan 73 propozime, prej të cilave 21 projekte u përzgjodhën përmes një procesi konkurrues të vlerësimit. 

ReLOaD3 ndërton mbi suksesin e fazave ReLOaD1 dhe ReLOaD2 (2017–2024), të cilat mbështetën partneritete mes 11 komunave dhe OJQ-ve, duke përfituar gati 15,000 persona përmes shërbimeve të përmirësuara lokale. Në total, 99 projekte të OJQ-ve adresuan nevoja të ndryshme komunitare, nga krijimi i hapësirave të sigurta për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe fuqizimi i grave sipërmarrëse, deri te promovimi i ekoturizmit dhe trashëgimisë kulturore. 

Faza aktuale vazhdon institucionalizimin e bashkëpunimit mes komunave dhe OJQ-ve, duke siguruar financim publik transparent dhe të orientuar drejt zhvillimit për iniciativat e shoqërisë civile. Programi promovon dialog të strukturuar, besim dhe bashkëpunim mes qeverisjeve lokale dhe OJQ-ve, duke forcuar proceset demokratike gjithëpërfshirëse dhe ofrimin e shërbimeve më të mira. 

Duke nxitur bashkëpunimin mes komunave dhe OJQ-ve, ReLOaD3 kontribuon në ndërtimin e komuniteteve më gjithëpërfshirëse, llogaridhënëse dhe rezistente. 

Projekti ReLOaD3 financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga UNDP në partneritet me komunat lokale dhe organizatat e shoqërisë civile në mbarë Ballkanin Perëndimor.