EULEX-i e vazhdon mbështetjen e tij për Institutin e Mjekësisë Ligjore përmes dhurimit të një automjeti
Më 8 janar 2025, Misioni i Bashkimit Evropiain për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), si pjesë e mbështetjes së vazhdueshme të tij dhënë Institutit të Mjekësisë Ligjore në angazhimin e tyre për ndriçimin e fatit të personave të zhdukur në lidhje me konfliktin e Kosovës, i dhuroi një automjet për ta lehtësuar punën e përditshme të Institutit.
Udhëheqësi i Shtyllës së EULEX-it për Mbështetje Operacionale, Carlos Pereira, dhe Udhëheqësja e Ekipit të Mjekësisë Ligjore të EULEX-it, Luisa Marinho, ia dorëzuan veturën U.D. Drejtorit të Përgjithshëm të IML-së, Ditor Haliti, duke konfirmuar kështu zotimin e Misionit për bashkëpunim të ngushtë me IML-në dhe institucionet e tjera përkatëse për t'u ndihmuar në dhënien e përgjigjeve familjarëve dhe më të dashurve të personave të zhdukur, si dhe për realizimin e të drejtës së tyre për ta ditur të vërtetën.