EULEX-i dorëzon donacionin më të madh për Shërbimin korrektues të Kosovës
Më 30 dhjetor 2024, Shefi i Shtyllës Monitoruese të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Giovanni Galzignato dhe Shefja e Njësisë Korrektuese të EULEX-it, Anu Melkko, ia dorëzuan Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK), Ismail Dibrani, donacionin më të madh nga Misioni për këtë institucion.
Donacioni përfshin një automjet, 293 njësi pajisjesh për TI dhe TIK, 115 njësi mobiljesh për zyrë dhe pajisje të tjera. Këto sende janë përzgjedhur nga SHKK-ja dhe do të shpërndahen nëpër të gjitha institucionet korrektuese në Kosovë, varësisht nga nevojat përkatëse të tyre.
Gjatë ceremonisë së nënshkrimit, të mbajtur në Kompleksin Mbështetës të EULEX-it në Prishtinë, Galzignato falënderoi SHKK-në për bashkëpunimin e shkëlqyer me Misionin, ndërsa theksoi se ky donacion është një dëshmi e përkushtimit të palëkundur të Misionit për ta vazhduar mbështetjen e SHKK-së, me qëllimin përfundimtar të forcimit të sistemit të drejtësisë në Kosovë.
Dibrani e falënderoi EULEX-in për mbështetjen e palëkundur si një partner strategjik i SHKK-së, duke theksuar se rrugëtimi i suksesshëm i SHKK-së nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e Misionit ndër vite.