Donacion nga EULEX-i për shkollën fillore “Naim Frashëri” në Podujevë

Më 31 gusht, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) i dhuroi shkollës fillore “Naim Frashëri” në Podujevë pajisje të TI-së (kompjuterë, printerë, monitorë dhe një skaner) si dhe orendi për zyrë.
Udhëheqësi i Departamentit të EULEX-IT për mbështetje të Misionit, Sean Kerins, zyrtarisht bëri dorëzimin e donacionit tek Drejtori i shkollës, Tafil Thaçi, i cili e falënderoi EULEX-in për këtë mbështetje.