Deklaratë për Shtyp – BERZH akordon një kredi të gjelbër prej 10 milionë eurosh për ProCredit Bank Albania
Financim për të rritur konkurrueshmërinë e NVM-ve dhe për të përshpejtuar tranzicionin e gjelbër të Shqipërisë.
- Kredi prej 10 milionë eurosh nga BERZH për ProCredit Bank Albania nën ''Western Balkans Green Outcomes-Linked Debt Financing Framework''.
- Kjo është kredia e parë e nënshkruar në Shqipëri në kuadër të këtij programi.
- Të paktën gjysma e fondeve do të dedikohen për investime të gjelbra.
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) po jep deri në 10 milionë euro për ProCredit Bank Albania (ProCredit) në kuadër të Western Balkans Green Outcomes-Linked Debt Financing Framework (WB GOLD). Ky financim synon të forcojë qasjen në financa për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) dhe ndërmarrjet me madhësi të mesme në Shqipëri.
Të paktën 50