08.02.2025.

“BE për Shkollat”, 59 shkolla të përfunduara deri tani në 11 bashki të Shqipërisë

More EU news is available on the wire services of the respective news agency.

Falë këtij investimi prej 75 milionë eurosh, BE ka krijuar një standard bashkëkohor për t’iu ofruar fëmijëve e nxënësve shqiptarë siguri dhe infrastrukturë dinjitoze për të plotësuar nevojat e merituara të arsimimit.

“BE për Shkollat”, programi i financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNDP në Shqipëri ka transformuar rrënjësisht strukturat arsimore të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Falë këtij investimi prej 75 milionë eurosh, BE ka krijuar një standard bashkëkohor për t’iu ofruar fëmijëve e nxënësve shqiptarë siguri dhe infrastrukturë dinjitoze për të plotësuar nevojat e merituara të arsimimit.

Deri më tani, delegacioni i BE njoftoi se kanë përfunduar 59 shkolla në 11 bashki të Shqipërisë.

Programi lindi pas konferencës ndërkombëtare të donatorëve për Shqipërinë, më 17 shkurt 2020, organizuar nga Bashkimi Evropian në Bruksel. “Së bashku për Shqipërinë” kishte si synim mbështetjen e Shqipërisë në përpjekjet e saj të rindërtimit pas tërmetit shkatërrimtar.

Në këtë kontekst, mori jetë Programi “EU4Schools” / “BE për Shkollat” me një vlerë prej 75 milionë euro i financuar nga BE dhe zbatuar nga PNUD në bashkëpunim me qeverinë shqiptare. 25,000 nxënës, mësues dhe fëmijë janë përfituesit e këtij projekti.

“EU4Schools” punoi për rindërtimin ose riparimin e 60 objekteve arsimore, ku përfshihen çerdhe, kopshte, shkolla 9-vjeçare, shkolla të mesme dhe konvikte në 11 bashkitë më të prekura nga tërmeti – Krujë, Durrës, Kurbin, Kamzë, Kavajë, Tiranë, Mirditë, Lezhë, Rrogozhinë, Shijak and Vorë.

Projekti po ashtu ndihmon Shqipërinë në arritjen e Objektivit të Zhvillimit të Qëndrueshëm numër 4, që ka të bëjë me “sigurimin e një arsimimi gjithëpërfshirës dhe të barabartë, si dhe promovimin e mundësive të të nxënit për të gjithë përgjatë gjithë jetës”. (17 janar)

ATA është përgjegjëse për redaktimin e këtij publikimi.