25.09.2021.

Ambasada e SHBA dhuroi për Policinë e Shtetit pajisje hetimi me vlerë 100,000$

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë dhuroi dhe dorëzoi dje për Policinë e Shtetit pajisje hetimi prej 100,000 dollarësh të financuara nga Shërbimi i Sigurisë Diplomatike dhe Asistencës për Trajnimin Anti-Terrorizëm. Këto pajisje do të ndihmojnë forcat tona partnere ligjzbatuese të mbrojnë shqiptarët duke luftuar terrorizmin, krimin kibernetik dhe kërcënime të tjera. Shefja e Zyrës së Sigurisë Rajonale në Ambasadën e SHBA në Tiranë, Karen Riley dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu shqyrtuan dhe nënshkruan memorandumet që listonin pajisjet e dhuruara.