SHBA i dhuron aparatura poligrafike SHÇBA-së

SHBA do t’i dhurojë në Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) paisje për vlerësimin poligraf, ose sikur njihet ndryshe makina e së vërtetës, njofton ambasada e SHBA në Tiranë.

Marrëveshja e dhurimit është nënshkruar të martën nga drejtori i SHÇBA, Muhamet Rrumbullaku dhe Drejtori i Çështjeve Ndërkombëtare të Drogës dhe Zbatimit të Ligjit, Ben Rockwell si dhe Atasheun i Asistencës për Zbatimin e Ligjit, Ron Hendren.

Në Shqipëri poligrafi është përdorur pas reformës në drejtësi gjatë procesit të rekrutimit të hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Fillimisht ligji parashikonte që testit të poligrafit t’i nënshtroheshin edhe policët para pranimit në detyrë por kjo gjë është hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese.

Komiteti i Helsinki i ka kërkuar Gjykatës Kushetuese të heqë detyrimin për testin e poligrafit nga pranimet në polici dhe BKH. Ata shprehen se ky detyrim mbi ndesh me të drejtat e njeritu, të sanksionuara në Kushtetutë.