10.01.2022.

Qeveria e Italisë jep kontribut 4 milion Euro në mbështetje të UNICEF për përmirësimin e aftësive për jetën dhe punësimit të të rinjve në Shqipëri

Arsimi është e drejtë e njeriut. Pa arsimin e duhur, të rinjtë do të jenë gjithnjë e më shumë të detyruar të ndjekin rrugëtime që i çojnë tek vende pune me paga të ulëta, shëndet më të dobët dhe në një rreth vicioz te varfërisë.

Ka gjithnjë e më shumë prova për përfitimet sociale dhe ekonomike të arsimit, përfshirë ato të në nivelin e mesëm të lartë, për individët dhe për të gjithë shoqërinë. Lista e përfitimeve është mbresëlënëse: jetë më e mirë, shëndet më i mirë, më shumë barazi gjinore, kohezion më i madh shoqëror, të ardhura më të larta, më shumë mundësi tatimore për qeveritë, më pak kriminalitet dhe sjellje të rrezikshme tek të rinjtë, si dhe një barrë më e vogël mbi buxhetet e mirëqenies sociale, shëndetësisë dhe drejtësisë (UNICEF, 2017).

Kur konsiderojmë këto përfitime, është e qartë që parandalimi i braktisjes së arsimit të jetë një prioritet për qeverinë shqiptare.

"Every Young person matters" (Çdo i Ri Vlen ) është emri i projektit prej 4 milion Euro të financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, ka për qëllim parandalimin e braktisjes së shkollës sidomos të mesmen, në të Shqipërisë.

Kjo nismë, e hartuar së bashku me UNICEF, synon të përparojë agjendën e përfshirjes së të rinjve në arsim dhe formim e tyre në Shqipëri përmes zbatimit të një qasjeje novatore dhe sistemike me tre shtylla:ndryshimet në nivel politikash për përfshirjen e të rinjve në arsim; formim dhe mundësi punësimi, duke përmirësuar praktikat e shkollave për parandalimin e braktisjes dhe përmirësimin e aftësive për jetën dhe të krijojë mundësi punësimi të rinjve. Të paktën 10.000 të rinj dhe 2.800 mësues do të përfitojnë nga ky program.

“Arsimi cilësor është çelës suksesi për çdo shoqëri. Parandalimi i fenomenit të braktisjes së shkollës, është nga prioritetet më të rëndësishme që ne kemi në fokus, sikurse është prioritet edhe përshtatja sa më e mirë e të rinjve tanë me tregun e punës dhe qëndrimi i tyre në Shqipëri. Ne po punojmë fort për rritjen e cilësisë së arsimit dhe për zhvillimin e mëtejshëm në sistemin arsimor. Por njëherazi përpiqemi që nxënësit dhe të rinjtë tanë t’i pajisim me njohuri dhe aftësi të mjaftueshme për tu përshtatur sa më mirë me jetën sociale dhe tregun.Ndaj dhe trajnimet cilësore dhe efektive për këta të rinj, bëjnë që ata të jenë gati për tu bërë profesionistë të mirë, për të rritur mirëqenien e tyre personale, por edhe për të dhënë kontributin e tyre për zhvillimin e Shqipërisë. Jemi shumë të kënaqur që po nisim këtë projekt inovativ me UNICEF-in dhe Qeverinë Italiane”, - u shpreh Ministrja e Arsimit dhe Sportit në Shqipëri, Evis Kushi.

Ambasadori i Italisë, Fabrizio Bucci shtoi: “Ky program synon të luftojë shkaqet rrënjësore të braktisjes së shkollës dhe përjashtimit social për të reduktuar cenueshmërinë e të rinjve në Shqipëri dhe për të përmirësuar aftësitë dhe mundësitë e punësimit të tyre. Ky është një element i rëndësishëm i një strategjie zhvillimi gjithëpërfshirës të qeverisë italiane drejt një Shqipërie të qëndrueshme dhe të begatë, e aftë për të arritur standardet evropiane në arsim dhe mbrojtje sociale dhe e aftë për t'u anëtarësuar në Bashkimin Evropian”.

“Trajtimi i problematikave të fëmijëve qe i mban ato jashtë sistemit arsimor është kyc për të luftuar ato faktorë që i detyrojnë fëmijët të braktisin shkollën. Falë mbështetjes bujare të Qeverisë  Italiane, programi do të zbatohet për një periudhë tre vjeçare dhe në thelb do të japë kontribut për identifikimin, referimin dhe përgjigjen më të mirë për nevojat e fëmijëve jashtë shkolle dhe studentët që e kanë braktisur atë”- u shpreh Përfaqësuesi i UNICEF-it në Shqipëri,

Roberto De Bernardi.

Programi do të zbatohet nga Ministria e Arsimit dhe Sportit në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë për Fëmijët dhe Rininë, Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, Agjencinë për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin Parauniversitar, Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, shkollat e mesme të përgjithshme dhe të mesme profesionale, bashkitë, Organizatat e Shoqërisë Civile të cilat do të ndërmarrin një rol të rëndësishëm në zbatimin e elementeve të programit, adoleshentët dhe të rinjtë.