21.09.2021.

Projekti i ri i ECMI Kosovës në fushën e shëndetit riprodhues

Më 1 maj 2021, ECMI Kosova filloi implementimin e projektit CARES 2 - Aktivitetet Ndërkufitare në
Sektorin e Shëndetit Riprodhues 2, i cili ka për qëllim të përmirësojë cilësinë e shërbimeve në sektorin e
shëndetit riprodhues dhe të rrisë ndërgjegjësimin e publikut për rëndësinë e mbrojtjes dhe parandalimit të
kancerit të gjirit dhe qafës së mitrës, me vëmendje të veçantë të përqendruar në grupet e cenueshme në
rajonin e Dukagjinit.
Projekti financohet nga Bashkimi Evropian në kuadër të Programit IPA për Bashkëpunim Ndërkufitar Mali
i Zi – Kosovë* 2014-2020, ndërsa Autoriteti Kontraktues për projektin është Ministria e Financave dhe
Mirëqenies Sociale e Malit të Zi - Drejtoria për Financimin dhe Kontraktimin e Asistencës së BE-së. Vlera
totale e projektit është mbi 350,000 euro, nga të cilat Bashkimi Evropian ka kontribuar me rreth 300,000
euro, ose shprehur në përqindje me rreth 85% e kostos totale. Vlera e projektit për Kosovë është 140,000
euro, nga të cilat Bashkimi Evropian po financon 119,000.00euro.
Aktivitetet kryesore të këtij projekti përfshijnë: prokurimin e pajisjeve për institucionet e shëndetit publik,
trajnimin e stafit mjekësor për përdorimin e pajisjeve të reja, trajnimin e stafit mjekësor mbi temat që lidhen
me parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin e kancerit të gjirit dhe qafës së mitrës, organizimin e një
shkolle për gratë shtatzëna me trajnimin paraprak të infermierëve për këtë lloj mbështetjeje, ekzaminime
parandaluese të gjirit dhe qafës së mitrës në zonat urbane dhe rurale, fushata informuese mbi rëndësinë e
mbrojtjes së shëndetit riprodhues duke përfshirë aktivitete mediatike dhe botime mbi rëndësinë e
ekzaminimeve parandaluese, organizimi i kampeve dhe punëtorive për të rinjtë, ligjerata për gra rreth
shëndetit riprodhues, tryeza të rrumbullakëta ndërkufitare, etj. Projekti është një vazhdim i aktiviteteve të
ECMI Kosovës në këtë fushë të cilat synojnë të kontribuojnë në përmirësimin e shëndetit të njeriut në
Kosovë.
Projekti CARES 2 implementohet në partneritet me FORS Montenegro. Vendi i realizimit përfshin
komunat Andrijevica, Bar, Berane, Bijelo Polje, Gusinje, Petnjica, Plav, Podgorica, Kolasin, Mojkovac,
Rozaje dhe Ulqin në Mal të Zi dhe komunat e Pejë, Istog, Klinë, Deçan dhe Gjakovë në Kosovë.