25.01.2022.

Programi AASF mbështet zgjerimin e sektorit të bulmetit dhe mishit në Shqipëri

Me një përvojë më shumë se 15 vjeçare në treg, Gjirofarma është një prej markave shqiptare më të njohura në sektorin e bulmetit.

 

Znj. Anila Denaj, Ministre e Financave dhe Ekonomisë të Shqipërisë, ka vizituar një tjetër përfitues të Programit AASF, “Gjirofarma”, për të diskutuar investimet e fundit dhe planet për të ardhmen të këtij biznesi.

“Ne duhet të bashkëveprojmë më afër me njëri-tjetrin për të incentivuar sektorin e agrobiznesit, ne si Qeveri, në njërën anë, dhe institucionet financiare dhe fermerët nga ana tjetër përmes zhvillimit të kapaciteteve dhe formalizimit. Programet ndërkombëtare dhe partnerët tanë, janë gati për të na asistuar në çdo moment.” – Zj. Anila Denaj, Ministre e Financave dhe Ekonomisë.

Falë mbështetje së Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Qeverisë Shqiptare përmes programit të AASF dhe Insticioneve Financiare Partnere , Gjirofarma, ka rritur kapacitetet dhe prodhimin e bulmetrave duke shtuar edhe një linjë të produkteve te bulmetit.

“Gjirofarma” sh.p.k. është një ndër 6,000 bizneset e zgjedhura të Programit, të cilat kanë marrë mbështetje teknike dhe financiare dhe shërbejnë si shembuj të modelit më të mirë përfaqësues sesi AASF kontribuon në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të sektorit bujqësor shqiptar.