Holanda ndihmon Shqipërinë në luftën me zjarret, ambasada: Dy helikopterë dhe 47 ushtarakë në ndihmë të Shqipërisë

Ambasada holandeze në Tiranë ka vendosur të mbështesë Shqipërinë në operacionin për neutralizimin e vatrave të zjarrit duke dërguar 2 helikopterë dhe 47 ushatarkë holandezë.
 

Lajmin e njoftoi ambasada holandeze përmes një postimi në Facebook, ku thekson se helikopterët e dërguyar kanë një kapacitet prej 10 litrash ujë që do të ndihmojë në fikjen e zjarrit.

“Autoritetet shqiptare i kanë kërkuar BE -së dhe vendeve anëtare që të ndihmojnë në luftën kundër zjarreve, që po përhapen aktualisht në jug të Shqipërisë. Si përgjigje, Holanda ka vendosur të mbështesë Shqipërinë duke dërguar dy helikopterë Chinook. Chinook-ët janë të pajisur me kontenitorë të veçantë që mund të lëshojnë 10 mijë litra ujë për shuarjen e zjarreve dhe janë në gjendje të arrijnë në vende të vështira. Për Holandën është e rëndësishme të punohet krah për krah me autoritetet Shqipëtare për të mbrojtur njerëzit, si dhe parqet kombëtare unike. Helikopterët Chinooks, së bashku me 47 ushtarakë holandezë, do të mbërrijnë këtë të premte ndërsa do të fillojnë operacionet ditën e shtunë”, shkruan ambasada.