06.07.2023.

EU4Innovation Reloaded – Ngjarja e nisjes së fazës së dytë të projektit

Bashkimi Evropian, Gjermania dhe Suedia po bashkojnë forcat si Team Europe, me Qeverinë e Shqipërisë, për të zhvilluar dhe nxitur Axhendën Shqiptare të Inovacionit. Përfaqësues nga qeveria shqiptare, donatorë dhe aktorët më të rëndësishëm të ekosistemit të inovacionit u mblodhën për të nisur fazën e dytë të aksionit shumë donatorësh “EU4Innovation”.
 
Eventi filloi me një ekspozitë që shfaqi disa nga idetë e shkëlqyera të biznesit që projekti EU4Innovation ka mbështetur gjatë fazës së tij të parë. Akademi.al, Bees & Trees Bio-Cosmetics, ConsciESG, Lekotech, PikArk, Thurje Handmade, AlbaniaTech, Innovation Factory Polis University, KODO, Innovation Center University Metropolitan of Tirana, Uplift Albania dhe Growpreneur ishin të pranishëm në ambientet e Teatrit Kombëtar të Opera dhe Baleti për eventin e hapjes, EU4Innovation Reloaded. Ne u kënaqëm duke dëgjuar historitë e tyre të suksesit, sfidat dhe arritjet!
 
Më pas u zhvillua një panel diskutimi me të ftuar të nderuar: znj. Delina Ibrahimaj, Ministre e Financave dhe Ekonomisë; Christiane Hohmann, Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri; Z. Peter Zingraf, Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri dhe znj. Elsa Håstad, Ambasadorja e Mbretërisë së Suedisë në Shqipëri, me temën: “Perspektiva drejt së ardhmes”.
 
Hapat e ardhshëm të EU4I gjatë fazës së dytë të projektit u prezantuan nga Z. Sebastian Berwanger – Menaxher i Projektit GIZ dhe Znj. Valbona Dervishi – Zyrtare Programi, Ambasada e Suedisë. U përmend se përvoja dhe mësimet e nxjerra nga faza e parë, do të shërbejnë për të përmirësuar më tej mbështetjen që do t’i vijë ekosistemit të inovacionit nga Aksioni.
 
Më pas, një panel i dytë mblodhi së bashku përfaqësues të rëndësishëm të qeverisë, akademisë dhe start-up-eve në një diskutim interesant me temën: “Së bashku inovojmë – Potenciali inovativ në Shqipëri”. Faleminderit: Z. Endrit Yzeiraj, Zëvendës Ministër i Financave dhe Ekonomisë; Albana Tole, Zv. Ministre e Arsimit dhe Sportit; Znj. Mirela Muca, Drejtuese e Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit; Dr. Elona Karafili, Zëvendës Rektore e Universitetit Polis; Znj. Esmerina Hidri, Kodo Academy & Beez Games; Znj. Briseida Gjoza, ConsiESG, për ndarjen e pikëpamjeve dhe përvojave tuaja brenda ekosistemit të inovacionit.
 
Eventi “EU4Innovation Reloaded” përfundoi me një pritje dhe networking. Të ftuarit patën një shans të njihen më mirë me njëri-tjetrin, të krijojnë lidhje të reja dhe të diskutojnë për mundësitë e ardhshme për ekosistemin e inovacionit në Shqipëri.