15.01.2022.

Edicioni i parë i Shkollës Politike u përmbyll në Shqipëri

21 të rinj rom dhe jo-rom përfunduan edicionin e parë të Shkollës Politike rome në Shqipëri, zbatuar prej Roma Versitas dhe mbështetur prej Ekipit të Romëve dhe Udhëtarëve të Këshillit të Evropës gjatë vitit 2021 midis shkollave të tjera politike në Portugali, Itali, Greqi, Spanjë dhe Ukrainë.

Programi i plotë i Shkollës Politike përfshiu gjashtë module leksionesh me tematika prej shtetit ligjor dhe sistemeve politike, advokacia dhe aktivizmi si edhe fushatat politike dhe zgjedhjet. Modulet u organizuan në njëzet e shtatë sesione dhe pesëdhjetë orë mësimdhënieje prej gjashtëmbëdhjetë akademikëve kombëtarë dhe ndërkombëtarë me përkatësi rome ose jo rome, me përvojë të thelluar dhe kontribute në fushat respektive. 

Jutta Gützkow, Kreu i Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, përshëndeti eventin përmbyllës më 15 dhjetor, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes dhe përfaqësimit politik për të sjellë qytetarët rom më afër trupave vendimmarrës vendorë dhe kombëtarë, përmirësuar pjesëmarrjen dhe ndërveprimin aktiv me administratën publike dhe për të siguruar praninë në sferën publike. Gützkow nënvizoi nevojën e sinergjive me Akademinë e Studimeve Politike të Këshillit të Evropës dhe programit të përbashkët të Këshillit të Evropës/Bashkimit Evropian, duke u bërë thirrje të rinjve rom për të marë pjesë në këto nisma të Këshillit të Evropës.

Përpos trajnimit dhe mentorimit politik, të diplomuarit rom do të kenë një zë politik më të fuqishëm për zbatimin e Planeve Vendore për Integrimin e Pakicave Rome dhe Egjiptiane dhe buxhetimin e përgjigjshëm rom në nivelin vendor në Shqipëri. Ata janë të formuar për të konkurruar në zgjedhjet vendore dhe për të sjellë zërin rom dhe çështjet me interes në këshillat vendorë dhe proceset vendimmarrëse në Shqipëri, duke e përkthyer demokracinë vendore në praktikë.