12.12.2021.

BERZH i jep 5 milionë euro hua Bankës për Biznes (BPB) për të mbështetur investimet e bizneseve në kursim të energjisë

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka bërë të ditur se është duke siguruar 5 milion euro në formë të huasë për Bankën për Biznes (BpB) në Kosovë për të mbështetur konkurrueshmërinë e bizneseve të vogla dhe të mesme në Kosovë, përcjell SeeNews.

Fondet do të përdoren për huadhënien për ndërmarrje e vogla dhe të mesme për investime që do t’i bëjnë operacionet e tyre të pajtueshme me standardet e BE-së në fusha të tilla si mbrojtja e mjedisit, shëndeti dhe siguria dhe cilësia e produkteve, tha BERZH në një deklaratë për shtyp të enjten.

Të paktën 60% e huave do të mbështesin investimet në kursim të energjisë, ka shtuar BERZH.

Për më tepër, huamarrësit do të përfitojnë nga asistenca teknike dhe incentive të grantave në vlerë deri në 15% të shumës totale të huasë në kompletim të suksesshëm të projektit, të financuar nga BE nën Institucionin për Zhvillimin dhe Inovacionin e Ndërmarrjeve të Ballkanit Perëndimor (BB EDIF).

Ndryshe, BERZH mban 10% të aksioneve në Banka per Biznes që nga viti 2010.