BE mbështet ndërtimin e një ure në qytetin 2 500-vjeçar shqiptar të Beratit
Një urë e re mbi lumin Osum në qytetin 2 500-vjeçar shqiptar të Beratit, 100 kilometra në juglindje të Tiranës, po ndërtohet falë mbështetjes së BE-së
Një urë e re mbi lumin Osum në qytetin 2 500-vjeçar shqiptar të Beratit, 100 kilometra në juglindje të Tiranës, po ndërtohet falë mbështetjes së BE-së. Realizimi i saj pritet të lehtësojë aksesin për banorët e zonës dhe të ulë ndjeshëm trafikun që rëndon urën ekzistuese të Goricës.
Kryetari i Bashkisë së Beratit, Ervin Demo, njoftoi se po vijojnë punimet edhe për mbrojtjen lumore dhe zgjatimin e pedonales në zonën e Goricës.
Sipas Demës, kjo rrugë panoramike do të lehtësojë aksesin turistik në lagjen Goricë, duke ofruar mundësi për shëtitje përgjatë pedonales së re buzë lumit Osum, si dhe siguri në qarkullimin e automjeteve.
Investimet në infrastrukturë në Berat i vijnë në ndihmë turizmit.
Qyteti i ashtuquajtur “i një mbi një dritareve” është shndërruar vitet e fundit në një atraksion turistikë gjithëvjetor.
Në një intervistë për ATSH-në, kryebashkiaku Demo tha se Berati është aktualisht i vizitueshëm në çdo stinë.
“Kemi pasur një sezon atipik, që ka nisur që me fillimin e vitit, në janar dhe vijon ende. Një turizëm që ne e quajmë gjithëvjetor”, u shpreh ai.
“Deri në shtator kemi pasur 800 mijë vizitorë. Nga këta, rreth 85% e vizitorëve ishin të huaj”, theksoi Demo.