03.05.2023.

BERZH kryeson financimin e sistemeve fotovoltaike në Shqipëri

Paketa prej 99 milionë Eurosh për termocentralin e planifikuar të Voltalia-s 140 MW pas pesë viteve të reformës së politikës BERZH-Shqipëri

• BERZH drejton sindikatën e IFC, Intesa Sanpaolo Bank Albania, Privredna Banka Zagreb në bashkëfinancimin e centralit diellor në Karavasta në Shqipëri.
• Impianti i parë diellor PV (photovoltaic) në shkallë të gjerë të shërbimeve në vend
• Investimi buron nga Programi i Ankandeve të Energjisë së Rinovueshme të BERZH-it

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) po i jep 29 milionë Euro një pajisjeje për qëllime të veçanta, në pronësi të Voltalia të Francës, për të zhvilluar impiantin diellor të Karavastasë 140 MW, në zonën e Fierit në jugperëndim të Shqipërisë.

BERZH-i po siguron strukturën e financimit prej 99 milionë Euro, që kërkohet për zbatimin e projektit, dhe po mobilizon pjesëmarrjen e konsiderueshme dhe novatore të borxhit tregtar. Kostoja totale e projektit prej 135 milionë Euro, është bashkëfinancuar nga Korporata Financiare Ndërkombëtare (International Finance Corporation, IFC), Intesa Sanpaolo Bank Albania, Privredna Banka Zagreb dhe nga Voltalia.

Ky projekt, impianti i parë fotovoltaik diellor në shkallë të gjerë shërbimi, është një pikë referimi për Shqipërinë. Është rezultat i ankandit të parë konkurrues në vend për energjinë diellore, pas prezantimit të Programit të BERZH për Ankandet e Energjisë së Rinovueshme në Shqipëri (EBRD Renewable Energy Auctions Programme in Albania). Projekti do të veprojë si model për të tjerët në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Drejtori i BERZH-it, Drejtuesi i Energjisë për Europën, Grzegorz Zielinski tha: “Ne jemi krenarë, që shohim se ky projekt të përfundojë për sda i përket anës financiare. Ai do të kontribuojë në mënyrë domethënëse në diversifikimin e burimeve vendase të prodhimit, të cilat deri më sot kanë qenë kryesisht hidro. Në nivel kombëtar, projekti do të rrisë ndjeshëm pjesën e prodhimit të energjisë diellore në Shqipëri, duke ndihmuar më tej në uljen e efekteve të ndryshimeve klimatike.”

Matteo Colangeli, Drejtor i BERZH-it për Ballkanin Perëndimor, tha: “Ky është një shembull i shkëlqyer i angazhimit të politikave për biznesin, i kombinuar me strukturimin e aftë të financimit të projekteve, që çon në rezultate konkrete për vendin.”

“Projekti Solar Karavasta, është një çast historik për tranzicionin drejt një kombinimi të larmishëm të llojeve të energjisë së rinovueshme në Shqipëri. Nënshkrimi i sotëm është dëshmi e cilësisë dhe qëndrueshmërisë së projektit,” tha Constantin von Alvensleben, Menaxher i Voltalias për Shqipërinë. “Voltalia ka përfituar nga një marrëdhënie e gjatë dhe harmonizimi i plotë me BERZH-in në të gjitha aspektet e rëndësishme të projektit. Prandaj është një moment i mrekullueshëm për të gjitha palët e interesuara, përfshirë huadhënësit e tjerë – IFC dhe Intesa Sanpaolo – si dhe qeverinë e Shqipërisë, si partneri kontraktual i marrëveshjeve të projektit.

Që nga ankandi i Karavastasë, BERZH ka ndihmuar autoritetet shqiptare me një ankand të sistemeve fotovoltaike diellore në Spitallë dhe aktualisht po asiston me një ankand offshore 150 MW të energjisë eolike. BERZH po mbështet gjithashtu një ankand të ardhshëm 300 MW të sistemeve fotovoltaike, që pritet në qershor – ankandi më i madh në rajon – si dhe ndihmon autoritetet për të ofruar sistemin e parë të energjisë eolike offshore, në det të hapur, në Shqipëri.

BERZH është financuesi dhe mundësimi më i madh i energjisë së rinovueshme në Ballkanin Perëndimor. Aktualisht, është duke punuar në prezantimin e ankandeve të rinovueshme në Serbi, Kosovë dhe Mal të Zi. / The European Bank for Reconstruction and Developmen