22.11.2021.

Albanian Creative Industries – inkubatori i parë në Shqipëri në industrinë krijuese

Albanian Creative Industries Incubator (ACII), inkubatori i parë në Shqipëri në fushën e industrive kreative, është i gjithi i ndërtuar online.

Ky projekt ka si qëllim mbështetjen dhe promovimin e të gjithë atyre që duan të krijojnë biznesin e tyre në fushën e industrive kreative dhe krijimin e një ekosistemi të qëndrueshëm për bizneset e lidhura me sektorin e industrive kreative.

Platforma shërben për të rritur njohjen e secilit artist e artizan te publiku, për t’i njohur anëtarët me njëri-tjetrin e për të shpërndarë informacione të dobishme për ata që duan ta kthejnë idenë e tyre në biznes.

Ky projekt është realizuar me mbështetjen e Challenge Fund dhe Embassy of Sweden in Tirana.